Zbulohet se pse Gjiko nuk e uroi i pari Elitën

Moderatorja dhe blogerja e njohur kosovare Elita Rudi sot po feston ditëlindjen ku mori urime të shumta.

E për habi i pari urim nuk ishte prej bashkëshortit të saj Gjikos, por prej vjehrrës së saj Lirijes, e cila e uroi renë me fjalët më të bukura.

Meqë është një ditë e veçantë për Elitën menjëherë filluan thashethemet se ku mbeti Gjiko dhe pse nuk e uroi ende.

Por nuk kanë thënë se kot se ëmbëlsira lihet për në fund apo?

Gjiko ishte i zënë duke i përgatitur këtë surprizë kaq madhështorë të bukurës së tij Elitë./Kosovarja/