-3.1 C
Kosovo
E premte, Dhjetor 6, 2019
Ballina MJEKËSI Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit

Zbulohet vaksina kundër kancerit të gjirit

E zbuluar nga Shkolla e mjekësisë ne Universitetin e Washingtonit, vaksina kundër kancerit te gjirit ngadalëson zhvillimin e sëmundjes pa shkaktuar dëme te tjera shëndetësore.

Efektet anësore

Vaksina e zbuluar, nxit rruazat e bardha te sistemit imunitar te shkatërrojnë qelizat qe përmbajnë një proteine te quajtur mammaglobine (MAM-A).

Nëse roli i kësaj te fundit nuk është ende i qarte tek indet mamare te shëndetshme, është e ditur tashme se kjo proteine është ne sasi te madhe tek indet tumorale ne 40 deri 80% te kancerave te gjirit.

Për ata paciente (shume te rralle) tek te cilët tumoret kanceroze nuk e kane proteinën MAM-A, vaksina nuk do ketë efekt.

Pas studimit te kryer mbi 14 paciente, u vu re se tek asnjeri nuk kishte efekte anësore te renda.

Vetëm 8 persona patën disa simptoma te lehta gripi, te kruara ne lëkurë apo një dhimbje te lehte tek vendi ky u injektua vaksina.

Vaksina qe ngadalëson zhvillimin e kancerit

U vu re se vaksina ndërpreu zhvillimin e kancerit te gjirit tek gjysma e pacienteve për gati një vit, edhe pse ata mund te kishin një sistem imunitar te dobët për shkak te trajtimeve kimioterapike. Pjesa tjetër pati ngadalësime te zhvillimit te kancerit.

Sipas Dr. Gillanders, bashkautor i studimit, rezultatet janë mjaft inkurajuese.

“Edhe pse disa mund te kishin një sistem imunitar te dobët, duke analizuar qelizat imunitare, ne vumë re një reagim biologjik ndaj vaksinës.

Tashme qe kemi provuar se kjo vaksine nuk është e dëmshme, ne mund ta testojmë tek paciente te tjerë qe sapo janë diagnostikuar ne mënyrë qe te marrim edhe ide me te mira ne lidhje me terapinë e saj.” – ka thënë ai.

Medical bottles in line.

609,033FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

E mahnitshme: Kirurgët britanezë shpëtojnë vajzën e lindur me zemër jashtë

Kirurgët në Britani kanë shpëtuar jetën e një fëmije që ka lindur me zemrën e saj jashtë trupit. Kjo si rezultat i një gjendjeje të...
web
analytics