Zbuloi emrin e bebes? Dojna Mema sqaron ndjekësit

Ndërsa është në muajt e fundit të shtatzënisë, moderatorja Dojna Mema nuk heziton të ndajë me ndjekësit detaje për pritjen e ëmbël.

Megjithatë, një detaj që ajo nuk kishte ndarë me ndjekësit ishte emri i fëmijës, përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi progresin e shtatzanisë nëpërmjet një aplikacioni që regjistron javët dhe muajt.

Por ndjekësit detajistë vunë re se në program është i vendosur emri Dela, menjëherë moderatorja ka marrë mesazhe ku ndjekësit e pyesin nëse është ky emri që kanë vendosur për foshnjën e saj.

Dojna ndau një nga mesazhet që ka marrë në llogarinë e saj, ku një ndjekëse e pyet për emrin.

“Në fakt është emri që më thërriste motra ime kur ishte e vogël se nuk e shqiptonte dot Dojna, eshtë më shumë një nofkë që më kthen në fëmijëri”- tha ajo duke sqaruar kështu të vërtetën.