Zeka: Kurti të shkoj në ndonjë kurs se si me udhëheq shtetin e pastaj le të kthehet le ti merr 90% të votave

Ish deputeti Milaim Zeka në Frontal ka komentuar Avdullah Hotin e Albin Kurtin.

Sipas Zekës dallimi ndërmjet këtyre dyve është se Hoti ka eksperiencë ndërsa Kurti nuk ka përvojë politike.

Ai madje ka kërkuar nga Kurti që të ndjek kurs për udhëheqje të vendit Kurti.

“Kryeministri në largim është që ka tregu se përvoja e tij politike ka qenë e barabët me zero, Hoti ka eksperiencë të gjatë këtë drejtim.

Kurti është mirë me shku me naj kurs se si me udhëheq shtetin, e kur të kthehet le ti merr 90% të votive”, tha ai/Periskopi