Zeka-Kurtit: Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë shihet se ndryshe ke thënë e ndryshe ke vepru

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për lejen e lëvizjes dhënë për ish-ministrin serb kundër të cilit protestonte dikur VV-ja, Aleksander Jabllanoviq.

Zeka me anë të një postimi në Facebook, Kurtit ia ka përmendur edhe dhënien e 10 milionë eurove për rrymën e serbëve të veriut, duke thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për inat të presidentit Thaçi dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Po me dhimet qe po shkon.

Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ka fillu me mu dhimte Albini qe po shkon

A ju kujtohet kur u qojke hava dhe akuzonte te gjithe: “More kriminela, more hajna, ju qe po ua paguani rrymen serbeve te veriut!

A jeni ju normal?!

Po Jabllanoviçin, ai kriminel, qe po i fyen nanat gjakovare, pse nuk po e burgosni”?!

U pat qu Isa i shkrete, rdhe e pat shkarku.

Dje, Albin kryeministri, lideri i Persise te vjeter, tak i ndau 10 milion per rryme te serbeve te veriut, ne kete kohe pandemie, edhe nje leje Jabllanoviçit, pa hy ne karantine, edhe krejte kete e bani perinat te Presidentit dhe Pacollit.

Po me dhimet qe po shkon. Sa ma gjate ne pushtet, aqe ma shume e shohin qytetaret se çdo gja qe ka thane Albini, e ka mendu te kunderten…!!!

A thu keto nanat e Gjakoves si do reagojne, se per Mimoza Kusarin jam i bindur qe do jap doreheqje nga grupi parlamentar i VV-se….