Web Analytics
BallinaZeka: Në historinë e Kosovës nuk mundet të ketë Qeveri më të...

Zeka: Në historinë e Kosovës nuk mundet të ketë Qeveri më të keqe se PAN

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse do të ketë zgjedhje do të jetë pjesë e tyre por nuk e di si çka do të merr pjesë.

Zeka në Sytë Shtatë të Klan Kosovës, deklaroi se LDK-ja dhe VV-ja janë duke e vonuar marrëveshjen paraprake për formimin e Qeverisë së Re.

“Nuk mund të komunikosh për mes Facebook-ut për mes videove, sepse fjala e fundit në këtë rast nga Albi Kurti i cili duhet të dal dhe të thotë se “Ne kishim biseda gjysmë të fshehta me LDK-në.

Por po e shohim se arritja e marrëveshjes është e pamundur.

Sepse ne nuk lëshojmë pe në pikat tona dhe LDK-ja nuk lëshon pe në pikat e veta, dhe ne do të shkojmë në zgjedhje te jashtëzakonshme.

Kjo do të ishte e efektshme, e shëndetshme dhe shumë e pritshme për opinionin”.

“Faktori i tretë që e pengon marrëveshjen për formimin e qeverisë mundet të jetë ai ndërkombëtar, ai opozitar AAK, PDK Nisma”.

Zeka më tej pohoi se nuk mendon që ka gjasa që të krijohet qeveria e re.

“Nëse faktori ndërkombëtar SHBA, Gjermania dhe vendet tjera të BE-së e lodhin LDK-në sepse presioni është i orientuar më shumë ndaj LDK-së.

Atëherë mund të kemi një marrëveshje që do të jetë shume lodhtë”.

I pyetur se a do të luftohet korrupsioni nga kjo qeveri, ai theksoi se luftimi i korrupsionit do të bëhej nëse VV-ja merr Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

“Fakti që Isa Mustafës ka ngul këmbë në Ministrin e Punëve të Brendshme tregon që kjo qeveri do të jetë e dështuar.

Duke i shtuar edhe deklaratat e LDK-së dje që thanë se në qoftë se Albin Kurti mendon që do të ketë kontroll mbi ministrat e LDK le ta harrojë një gjë të tillë”.

“Ne do të kemi dy qeveri në një qeveri, nuk mendoj që do të ketë qeveri më të keqe në historinë e Kosovës së ajo e PAN-it, nuk mundet të ketë”, ka thënë Zeka.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/521063198508937/?t=0

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit