Zemaj: Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Danimarka do të dhuroj 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca për Kosovën.

“Danimarka nuk e harron Kosovën.

Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë.

Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.

“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.

Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës.

Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/