Zemaj tregon për masat e reja anti Covid -19 në Kosovë!

Nga nesër në Kosovë pritet të ketë masa të reja karshi situatës pandemike në vend.

Paralajmërimin për këtë e kishte dhënë ministri i Shndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi që kishte me Bordin këshilldhënës.

Nesër Kosova do të njihet me masat e reja.

Indeksonline mëson se do të ketë ndryshim të orarit të qarkullimit.

Po ashtu, burime të sigurta  bëjnë të ditur se do të ketë lajme të mira edhe për gastronominë, ku parashihet zgjatja e orarit të punës.

Mësohet se masat e reja do të rikthejnë funksionimin e tregjeve të kafshëve dhe të makinave.

Zemaj ka paralajmëruar se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët./Indeksonline/