Zemaj tregon se a do të ketë lehtësim të masave!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19, andaj pritet të ketë lehtësim të masave

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi”.

“Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, ka shkruar ai, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!