Web Analytics
BallinaSHOWBIZZënka me Bora Zemanin, reagon Megi Pojani: Çmenduria më e madhe

Zënka me Bora Zemanin, reagon Megi Pojani: Çmenduria më e madhe

Së fundmi qarkulloi një video Megi Pojanit dhe Bora Zemanit në “Dancing with the stars”, që u komentua si zënkë mes dy vajzave.

Ishte një moment kur Megi iu kthye Borës, teksa kjo e fundit po iu rikujtonte anëtarëve komentet negative që i kishin dhënë javën e shkuar Megit.

“Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”, ishte shprehur Megi.

E ftuar në “Wake up”, Megi i hodhi poshtë fjalët për një zënkë mes saj dhe Borës.

“Kur u zgjova të nesërmen dhe e pashë mu duk çmenduria më e madhe, mbase ka dhe ndonjë që s’e kupton, Ishte me shaka replika që i bëra Borës.

Ndërhyrja e saj ishte me vend, unë thjesht atë natë nuk kisha nerva që të debatoja prapë me jurinë, Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë”, tha Megi.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit