Zëvendëskryeministri Abazi: Çnjohjet, dështim i diplomacisë së kaluar

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur shqetësuese çnjohjen e Sierra Leones.

Ai në Debat Plus, ka thënë se kjo është vazhdimësi e fushatës së projektuar nga Serbia, ndërsa fajin për këtë ia ka lënë diplomacisë së kaluar.

“Është shqetësuese çdo lëvizje negative kundër shtetësisë, por s’është diçka e re.

Kjo është në vazhdën e fushatës së projektuar dhe mirëfinancuar nga Serbia, që të krijojë pengesa në ndërtimin e plotë të shtetësisë.

I kam thënë Enver Hoxhës dhe Edita Tahirit, që hyrja pa ndonjë strategji në dialog me Serbinë, do të ketë kosto të lartë.

Kjo është një gabim historik në atë kohë e politikës së Kosovës.

Duke iu nënshtruar një dialogu që bëri hapjen teknike dhe në fund ekonomiko-territoriale”, ka thënë Abazi.

Ai shtoi tutje se tarifa do të tërhiqet gradualisht, ashtu siç e ka dhënë kryeministri Kurti.

“Tërheqja graduale e e taksës, sigurisht që ka pas mbështetjen sidomos të shteteve të BE-së dhe një numri të madh në SHBA.

Ky është një sinjal pozitiv, që do ta bëjmë tërheqjen graduale të taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Çnjohja është faji i atyre që janë sot në parlament, sepse është kriju një regres në 4 a 5 viteve të fundit.

Çnjohjet janë dështim i diplomacisë së kaluar.

Është rrëzuar për toke forma e ushqimit tq marrëdhënieve diplomatike në nivelin profesional”.

Derisa Abazi tha se është e natyrshme që ata dhe LDK në pikën fillestare mund të kenë diskrepancë rreth taksës. /Indeksonline