Zgjatët orari i linjës 4 të Trafikut Urban, shkak ‘Sunny Hill Festival’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 20:00.

Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se të gjithë ata që kthehen nga Sanny Hill Festival do të kenë mundësi ta shfrytësojnë autobusin.

Pra zgjatja e orarit të autobusit për këto tri ditë bëhet ekskluzivisht për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që ia mësyjnë Gërmisë për festivalin Sanny Hill./IndeksOnline/