Zgjedhjet në Serbi/Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 deputetë

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 deputetë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve paraprake.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 deputetë.

Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë, shkruan Express.

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1% mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç SNS ka fituar 63.4% të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Alternativa Demokratike Shqiptare – 4 mandate

Partia e Vuçiçit – 180 mandate

SPS e Ivica Daçiçit – 30 mandate

Partia e ish-sportistit Aleksandar Shapiç – 11 mandate

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, ndërsa rreth 51 mijë qytetarë serbë votuan nga qendrat e votimit të ngritura në Kosovë.

Duhet theksuar fakti se, partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike kanë garuar me një listë të përbashkët.