Zgjoheni natën? Ora kur ju del gjumi tregon shkakun

Nëse natën zgjoheni në kohë të njëjtë ose megjithatë nuk mund të flini, zbuloni shkakun e vërtetë dhe mësoni se çfarë porosie ju dërgon tru.pi juaj.

Nëse zgjoheni midis orës 23 dhe orës 1 pas mesnate

Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate

Tru.pi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç’shkak vështirë mund të relaksoheni.

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5 para mëngjesi

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me shprehi si p.sh. shprehia e pirjes së duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë.

Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me ndjenjat si p.sh. të pikëllimit dhe keqardhjes.

Nëse zgjoheni midis orës 5 dhe 7

Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që tru.pi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë.

Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten.