Zhytësi has peshkun raja ngjyrë rozë, mendon se është prishur kamera

Një zhytës që po notonte pranë ishujve Elliot në Australi, shpresonte të merrte disa foto të mira të krijesave detare pranë brezit të gjerë koralor, por Kristian Laine nuk e dinte do të bënte disa nga fotot më me fat të botës së egër.

Ai hasi në një grup prej gjashtë peshk raja që po ndiqnin një femër, kështu që mbajti frymën dhe u zhyt.

teksa merrte fotot e tij ai pa se një nga rajat e grupit nuk ishte e zezë e as e bardhë por ngjyrë rozë.

“Vura re në lentet e mia ngjyrën e saj rozë.

Nuk e dija se kishte peshq raja në ngjyrë të tilla prandaj besova se nuk po më funsiononte aparati, por gjithsesi vendosa të ndjek grupin për disa foto të veçanta të rajave.

Edhe raja rozë vepronte normalisht si të tjerat, nuk merakosen nga prezenca ime.

më kujtohet që e pashë në sy dhe dukej sikur buzëqeshte, ose të paktën ishte shumë miqësore.

Kur Laine u kthye në tokë, ai kuptoi se kishte pasur një takim me rajën ngjyrë rozë të quajtur Inspektor Clouseau, e cila ishte pikasur fillimisht në 2015, dhe kishte dnezur ddebatin se çfrë ja jep ngjyrën e tij të veçantë.

Teoria e shkencëtarëve është se duhet të jetë një mutacion i rrallë gjenetik.

“Ishte një ditë shumë e veçantë për mua”, shton zhytësi.