Zhytet në pishinën më të thellë në botë prej 40 metra, qëndron pa frymë më shumë se dy minuta

Ky është momenti kur një zhytës profesionist mori frymë thellë dhe kërceu në ujë, duke ia prekur fundin pishinës më të thellë në botë.

Guillaume Nery mund të shihet në videon e publikuar më poshtë duke u zhytur me shpejtësi të madhe në pishinë 40 metra të thellë, duke qëndruar pa oksigjen për më shumë se dy minuta.

Nery i cili njëherit ka thyer rekordin botëror për qëndrimin nën ujë pa oksigjen për më shumë se dy minuta, ka pranuar se i është dashur të mos hanë e pinë asgjë me qëllim që të zbret më lirshëm deri në fund të pishinës.

Ajo çfarë e bën këtë zhytje më interesante, është fakti se Guillaume është dashur të rrezikoj edhe jetën e bashkëshortes së tij Julie Gautier, e cila ishte zhytur me të pa përdorur pajisjet për zhytje me qëllim që ta filmojë këtë moment të rrallë.

35-vjeçari nga Nice e Francës, thotë se dashuria e madhe për këtë pishinë unike në Venedik të Italisë e ka shtyrë atë ta sfidojë veten.

Shiko Videon: