Zjarr në autobusin me mërgimtarë që po ktheheshin në vendlindje

Nuk ka pësuar asnjëri nga udhëtarët, por si pasojë e kësaj avarie, atyre u është dashur të presin në rrugë për rreth dy orë

Sot, në orët e mëngjesit, një autobus me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Bosnjë e Hercegovina drejt Prizrenit, është përfshirë nga zjarri, pak pasi ka kaluar Prishtinën.

Siç bëjnë të ditur për albinfo.ch udhëtarët që ndodheshin aty, nuk ka pësuar asnjëri prej tyre.

Por, si pasojë e kësaj avarie, atyre u është dashur të presin në rrugë për rreth dy orë.

Deri më tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në autobus.