Web Analytics
BallinaZjarr në një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një femër

Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, lëndohet një femër

Një banesë ka marrë flakë pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë, ku si pasojë një femër është lënduar.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Tutje, ajo njoftoi se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit