Zvicra ia anulon koncertin Loredanës: Kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, nuk do të performojë në koncertin e organizuar në Rinora 4.

Për shkak të përhapjes së virusit vde.kje.prurës, koronavirus, shteti zviceran ka vendosur që të gjitha ngjarjet ku mund të tubohen më shumë se një mijë persona, do të anulohen derisa të kalojë endemia e virusit kinez.

Se shfaqja e saj do të anulohet, e ka bërë të ditur edhe vetë Loredana, e cila me anë të një “Insta Story”, u ka treguar të gjithë fansave të saj se po mundohet të gjejë një datë të re për ta mbajtur koncertin e anuluar.

“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër me më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen.

Për këtë arsye, për fat të keq duhet të anulojmë shfaqjen tonë në Rinora.

Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku 3k persona përshtaten vetëm 1000 copë.

Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe unë nuk dua të zhgënjej fansat e mi.

Ne po mundohemi të gjejmë një datë të re”, ka shkruar ajo. /gazetametro.net