Zvicra ka një njoftim për të gjithë kosovarët që kthehen atje pas vizitës në Kosovë

Edhe përkundër faktit se kanë rezultat negativ të testit, infeksioni nuk mund të përjashtohet: virusit i duhen të paktën pesë ditë që të përhapet në tru.p në mënyrë që të mund të zbul ohet nga një shtu pë.

Kështu kanë thënë të mërkurën përfaqësues të BAG, për agjencinë e lajmeve, SDA.

Po kështu, detyrimin për mbajtje të karantinës dhjetë ditore nuk mund ta shkurtojnë as ata që kanë një test negativ.

Detyrimi për karantinë dhjetë ditore është në fuqi që nga 6 korriku dhe ai vlen për njerëzit që vijnë nga njëri prej 42 vendeve me rrezik të rritur të infeksionit.

Siç është raportuar tashmë, refuzuesit e karantinës për ballen me një gjo.bë të rëndë: Kushdo që i shmanget karantinës ose nuk raporton pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve nga kthimi i tyre, mund të gjo.bitet deri në 10.000 franga.

Kantonet, sipas të dhënave të tyre, kryejnë kontrolle të rastësishme, në parimin e mostrës për të vërtetuar nëse po mbahet karantina.