Zvicra renditet e dyta në vendet më të sigurta në Evropë kundër Covid-19

Zvicra renditet në listen e dytë në vendet më të sigurta në Evropë kundër Covid-19.

Sipas një studimi të fundit, Zvicra është renditur në listen e 11-të në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket Evropës, ky shtet zë vendin e dytë.

Lajmi është bërë i ditur nga një studimi “Deep Knowledge Group” studim ky që është bazuar në shumë kritere, si efektiviteti i trajtimeve të administruara apo masat e ndërmarra nga qeveritë.

Nga ana tjetër, Zvicra konsiderohet edhe si një nga vendet më të mira për t’u rikthyer nga pandemia e koronavirusit.

Po ashtu, studimi zbuloi se Zvicra është në një pozitë të fortë të tërhiqet nga kriza, pavarësisht të prekurve mbi baza për banorë./Albinfo/