Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me SC Bragan për transferimin e 20-vjeçarit portugez Francisco Trincao, i cili po konsiderohet si “Cristiano Ronaldo i ri”.
Marrëveshja për transferimin e Francisco Trincaos është arritur për 31 milionë euro dhe futbollisti do t’i bashkohet klubit katalonas në fund të këtij sezoni.
Ai do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, që do ta mbajë atë të lidhur me “Camp Nou” deri në vitin 2025.
Klubi i ka vendosur atij klauzolë për shkëputjen e kontratës me vlerë 500 milionë euro.
Sulmuesi i talentuar është krahasuar me bashkëkombësin portugez Cristiano Ronaldo nga disa tifozë dhe gazetarë të agjencisë së lajmeve “Goal”.
Barcelona e kishte të drejtën për të qenë opsioni i parë për ta blerë Trincaon.
🔜 Francisco Trincão
Agreement with @SCBragaOficial for Trincão transfer; he'll join FC Barcelona on 1 July 2020.— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 31, 2020