Zyrtare, lista e Vjosa Osmanit garon së bashku me LVV-në e Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion…”, tha ai.

Ai tha se më 16 janar do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.