ZYRTARE: Nathan Ake lojtar i Man City

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ duket shumë aktive këtë verë në tregun e transferimeve.

Pas transferimit të Ferran Torres nga Valencia, ata sot (e mërkurë) kanë zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Nathan Ake nga Bournemouth.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë transferimine  Nathan Ake nga Bournemouth”, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt.

I lumtur për këtë transferim është deklaruar edhe mbrojtësi 25 vjeçar, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Chelsea.

“City ka qenë skuadra më e mirë në Angli në dekadën e fundit”, ka deklaruar Ake.

“Transferimi këtu ishte një ëndërr për mua”.