Web Analytics
BallinaUncategorizedZyrtare: Rrahmani lojtar i Napolit

Zyrtare: Rrahmani lojtar i Napolit

Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare të futbollit Amir Rrahmani kaloi me sukses testet mjekësore te skuadra e Napolit, duke formalizuar transferimin ashtu siç pritej, i cili do të hyjë në fuqi në fundin e këtij sezoni.

Për të shmangur konkurrencën dhe çmimin në rritje të lojtarit, jugorët preferuan të ndërmarrin të gjitha vizitat e nevojshme në vilën Stjuart, në një marrëveshje që përfaqëson pikën kulmore të futbollistit në serinë A.

Napoli do të paguajë 14 milionë euro Veronas, për transferimin e Rrahmanit.

Amir Rrahmani do të marrë 1.8 milionë Euro në sezon, për 5 vite e ardhshme nga skuadra e presidentit De Laurentis, më shumë sesa dyfishi i asaj që merr te Verona.

Por ekipi verior do të ketë mundësi të shfrytëzojë shërbimet e shqiptarit deri në muajin qershor, si pjesë e marrëveshjes.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit