Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, e ka goditur jo pak LDK-në me të cilën nuk po arrijnë të dakordohen për formimin e qeverisë.
Zaimi ka thënë se nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën.
“Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”, ka shkruar Zaimi.
Kujtojmë se VV dhe LDK thuajse jannë kthyer në pikën zero, dhe gjasat për arritjen e një marrëveshjeje mes tyre janë zvogëluar tej mase.
Isa Mustafa ka paralajmëruar një takim të fundit me kreun e LVV-së Albin Kurti, i cili do ti jepte fund dilemave për formimin e koalicionit apo shpalljen e dështimit të marrëveshjes mes tyre.