Web Analytics

Einxhel Shkira reagon ashpër pas koncertit të këngëtarit grek në Tiranë

Botuar nga: InfoKosova

Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis mbajti dy ditë më parë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

Por një personazh i njohur ka shfaqur kundërshtimin e saj për këtë koncert. Fjala është për ish-konkurrenten e BBV1, Einxhel Shkira.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë.

“Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo.

Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?

Ok s’dinë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ia dinin këtij Vertisit?

Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj”, ka shkruar Shkira në rrjete sociale.

Të FUNDIT