Web Analytics

Arrestohet një shtetas gjerman, shtiu me armë në një aheng familjar në Podujevë

Botuar nga: InfoKosova

Një shtetas gjerman është arrestuar pasi i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 28.12.2023 rreth orës 23:50 në fshatin Kërpimeh në Podujevë.

Tutje në raport thuhet se i njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Gjerman pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. I njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të FUNDIT