Web Analytics

Britania përgëzon 12 pjesëtarët e FSK-së, fituan medalje në garën e patrullimit të Kambrianit

Botuar nga: InfoKosova

12 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë, nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës, kanë fituar medalje të bronztë në garën e patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, derisa thuhet se performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme.

“Urime 12 pjesëtarëve të FSK-së nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës për fitimin e medaljes së bronztë në garën e patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë.

Performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Bravo që sollët një tjetër medalje për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Të FUNDIT