Web Analytics

Çfarë ndodhi gjatë natës në BBV? Françeska i shkon natën në krevat Meritonit dhe…

Botuar nga: InfoKosova

Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ato nuk duhej që të linin djemtë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri që të flinin.

Sa shikonin një nga djemtë të shtrirë për të pushuar, ato u shkonin pranë dhe nuk i linin, duke bërë biseda nga më të ndryshmet. Madje kanë nisur edhe debate të shumta mes tyre.

Madje Françeska Murati në një moment që ka parë Meriton Mjekiqin të shtrirë në krevat në dhomën e gjumit, ka shkuar dhe i ka hedhur ujë te këmbët në mënyrë që të mos e linte që të flinte.

Pas këtij veprimi, Murati largohet me vrap nga dhoma ndërkohë moderatori i njohur thjesht e thërret: “Françeska, o Françeska, Françeska”.

Shiko videon:

Të FUNDIT