Web Analytics

E kishte regjistruar një shtetas turk në kundërshtim me ligjin, kërkohet paraburgim ndaj ish-zyrtarit në Ferizaj

Botuar nga: InfoKosova

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.XH., ish- zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit mars të vitit 2019 në Ferizaj, si person zyrtar, konkretisht zyrtar i Lartë në Zyrën e Gjendjes Civile në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Gjendjen Civile numër 04/L-003, personin M.K., shtetas turk, e ka regjistruar në sistemin elektronik të Gjendjes Civile në Komunë e Ferizajt, duke i mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer.

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23 prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur. /Telegrafi/

Të FUNDIT