Web Analytics

Ishulli japonez me një problem të pazakontë

Botuar nga: InfoKosova

Një ishull japonez është përballur me një problem të pazakontë, në hapësirën e tij tashmë ka më shumë derra të egër se banorë.

Bëhet fjalë për ishullin Kakara në jugperëndim të vendit me sipërfaqe vetëm 2.8 km katrorë. Aty jetojnë 100 banorë dhe mbi 300 derra.

Banorët kanë ngritur zërin, duke theksuar se derrat po shkaktojnë dëme të shumta, ndërsa nuk kanë gjahtarë natyrorë në ishull.

Derrat shpesh janë agresivë dhe banorët janë të detyruar të përdorin makinat në çdo rast.

Kafsha nuk është banore autoktone në zonë, pasi ka ardhur 15 vitet e fundit në ishullin e vogël.

Nuk i solli askush, por shfrytëzuan notin për të gjetur ishullin dhe për ta pushtuar më pas.

Banorët thonë se derrat nuk i lejojnë që të investojnë në kopshtari apo për të zhvilluar turizmin

Kultura japoneze i vlerëson të tilla kafshë dhe nuk i vret ato.

“Njerëzit do të jenë të detyruar të ikin jashtë ishullit, nëse situata e tanishme vazhdon,” thotë një banor.

Të FUNDIT