Web Analytics

Komandanti i KFOR-it takon shefat e AKI-së dhe Policisë, flasin për koordinim institucional

Botuar nga: InfoKosova

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar sot kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë, njofton KFOR-i në një postim në rrjetin social X.

Gjatë takimit, Ulutash ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve, thuhet në njoftim.

Në fotografitë e publikuara shihen Ajeti dhe Hoxha tek e nënshkruajnë një dokument, por nuk janë dhënë informacione se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/

Të FUNDIT