Web Analytics

Lirohen aktivistët e PSD-së

Botuar nga: InfoKosova

Janë liruar nëntë aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Azdren Shala.

Aktivistët u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Bëhet fjalë për Teutë Rrusten, Nol Nushin, Gëzon Kastratin, Zgjim Hysenin, Natyra Kuçin, Behar Retkocerin, Lisjan Perollin, Eliot Hashimin dhe Frashër Krasniqin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk ka pranuar konfirmim. /Telegrafi/

Të FUNDIT