Web Analytics

Mot i vranët, vende-vende reshje shiu dhe fjolla të dobëta bore

Botuar nga: InfoKosova

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-23 km/h. /Telegrafi/

Të FUNDIT