Web Analytics

Njihuni me vogëlushen pa sy që po habit botën me talentin e saj për not [Video]

Botuar nga: InfoKosova

Një fëmijë që ka lindur pa sy gëzohet tej mase, kur nëna e saj e fut në pishinë për tu larë.

Vogëlushja 13-muajshe Daisy Smith, nuk mund të ndalet së qeshur derisa lahet në pishinë me nënën e saj Danielle.

Kjo vajzë jeton në errësirë të plotë, për shkak të një sëmundje të rrallë e njohur si anaphthalmia.

Qysh gjatë shtatzënisë, Danielle ishte paralajmëruar se foshnja e saj e pa lindurm ka një cist në trurin e saj, por kjo nënë e përkushtuar kishte vendosur të shkojë deri në fund.

Daisy ka lindur me sëmundjen e anaphthalmias, ku sytë e saj nuk janë formuar siç duhet gjatë shtatzënisë, dhe që besohet se kjo sëmundje prek rreth 1 në çdo 10.000 foshnjat që lindin në Mbretërinë e Bashkuar.

Shiko Videon:

Të FUNDIT