Web Analytics

Nominime të forta sy më sy, ja kush kë e nominoi

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë spektaklit të mbremshem ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është zhvilluar procedura e nominimeve në formën sy më sy.

Konkurrentët bënë nominimet e tyre, derisa të nominuar në fund, mbeten veç tre prej tyre, pasi që grumbulluan më tepër vota – Buci, Santiana dhe Blerando.

Mirdoni dhe Ardi nominuan çiftin Adri-Iliriana dhe Santianën, Çifti Adri-Iliriana nominuan Bucin dhe Mirdonin e Ardin, Kader ka nominuar Bucin dhe Santianën, Lumbardhi ka nominuar Santianën dhe Bucin.

Edona ka nominuar Blerandon dhe Bucin, Blerando ka nominuar Lumbardhin dhe Edonën, Shqipja ka nominuar Blerandon dhe Bucin, Buci ka nominuar çiftin, Adri-Iliriana dhe Blerandon, Santiana ka nominuar Kaderin dhe Blerandon.

Të FUNDIT