Web Analytics

Publikimi audio-incizimeve, Haradinaj i reagon Kusari-Lilës: Turpi ka emër!

Botuar nga: InfoKosova

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pasi dolën disa audio-incizime tjera ku shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila gjatë një bisede me Slavko Simiçin përmend edhe Ramush Haradinajn.

Haradinaj i ka quajtur të turpshme këto biseda duke thënë se u përdhosen veteranët.

“Turpi ka emër”, shkroi Haradinaj.

Pas tij ka reaguar edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Njeri që përdhos veteranët tek partia që asnjëherë nuk mohoi dhe dënoi vrasjen e 12 mijë shqiptarëve e i dhunuan 20 mijë gra”.

Xhemaili thotë se Kusari-Lila ishte shtirur kinse po i mbron nënat gjakovare nga Jabllanoviqi, derisa sipas tij kjo del se “është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit”.

“Kjo seksere kronike që çirrej në Gjakovë kinse i mbron nënat e të zhdukurve nga Jabllanoviqi i Listës Serbe, sot shihet se është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit.

Dmth kjo seksere kronike paska qenë gjithmonë në koordinim me Listën Serbe vetëm se në vend të Jabllanoviqit paska preferuar Radojçiqin e Simiqin”, ka shkruar ai.

Nga materiali i publikuar shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ankohet te Sllavko se Ramush Haradinaj po i fryen listat e veteranëve të UÇK-së, Abelard Tahirin, e quan Uran Ismailin ‘’Idiot Patetik’’ dhe e pyet Sllavkon “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu?”/Telegrafi/

Shiko postimin:

Të FUNDIT