Web Analytics

Robi i fundit ishte liruar në vitin 2000: Mësoni shtatë faktet interesante rreth Luftës së Dytë Botërore

Botuar nga: InfoKosova

Ushtari i fundit i kapur nga Lufta e Dytë Botërore u lirua vetëm në vitin 2000, pasi u zbulua rastësisht në Rusi.

Bëhet fjalë për një ushtar hungarez me emrin Andras Toma i cili u kap nga forcat sovjetike në vitin 1944.

Ai rastësisht u zbulua vetëm në vitin 2000 në një spital psikiatrik në Rusi, dhe menjëherë pas kësaj ai vdiq.

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, përkatësisht sulmi i Gjermanisë mbi Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha kafshët e rrezikshme nga kopshti zoologji në Londër u vranë, si mënyrë parandaluese që të mos rrezikojnë popullsinë gjatë arratisjes së tyre.

Një gjë tjetër interesante që ka të bëjë gjithashtu me Mbretërinë e Bashkuar.

Mbreti George VI, si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, ishte në luftë me Gjermaninë, por në të njëjtën kohë si mbreti irlandez ai kishte marrë letra nga diplomatët gjermanë.

Bernard Jordan, veteran i luftës, në vitin 2014 u zhduk nga një shtëpi pleqsh.

Pas kërkimeve, rezulton se ai e kishte veshur kostumin e tij me nderime të luftës dhe shkoi për të shënuar 70 vjetorin e zbarkimit në Normandi.

Gjermanët të cilët ishin si robër lufte në Kanada ishin trajtuar aq mirë sa që shumica e tyre nuk deshën që të ktheheshin në Gjermani.

Nga ana tjetër, Hanns Scharff, një oficer gjerman, besonte se në kundërshtim me praktikën e zakonshme gjermane, të burgosurit nuk duhet të ngacmohen ose të vriten.

Në vend të kësaj, ai i kishte dërguar ata në shëtitje të, i kishte lejuar të notonin në pishina,…, duke besuar se do të mund të zbulonte sekretet e luftës.

Pas luftës ai u transferua në Shtetet e Bashkuara.

Bill Milin është i vetmi që zbarkoi në Normandi me gajde në vend të një pushke. Ushtarët irlandezë dhe skocezë këmbëngulën që me ta të shkonte edhe një “muzikant”, dhe Milin mbijetoi, edhe pse shumë rreth tij u vranë.

Ushtarët gjermanë më pas shpjeguan mosvrajsen e tij duke thënë se mendonin se ishte një i çmendur.

Të FUNDIT