Web Analytics

‘Romeo nuk shkon në finale’, gazetari i njohur habit me deklaratën për çiftin në ‘BBV’

Botuar nga: InfoKosova

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme.

Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, ai deklaroi se nuk shikon as Romeon dhe as Heidin në finalen e madhe.

Më tej, ai vazhdoi duke thënë se Heidi është konkurente më e fortë se aktori.

“Nuk e besoj se do jenë finalist. Nuk e besoj, o njëri o tjetri. Mundet të mos jetë asnjëri. Ky Big Brother është shumë i çuditshëm.

Nëse e shikojmë Big Brother si reality, Romeo po është reality, interesohet se e njoh edhe jashtë. Nuk mendoj se të dy do të jenë në finale, ka plot emra të tjerë.

Heidi mendoj se është lojtare më e fortë, nuk jep asnjëherë përgjigje në Prime, ia kalon topin Romeos, ky skuqet”.

Të FUNDIT