Web Analytics

Shtëpia e biznesmenit nga Ferizaj bëhet cak i hajnave, dyshohet se ia vodhën 85 mijë euro para kesh

Botuar nga: InfoKosova

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’ në Ferizaj.

Shtëpia e një biznesmeni ka qenë cak i hajvan ndaj të cilit raportohet se i kanë vjedhur rreth 85 mijë euro para të gatshme.

Sipas njoftimit të policisë, një person ende i pa identifikuar, me forcë, ka hyrë brenda shtëpisë së të dëmtuarit dhe ka vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente dhe stoli ari.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori“, njofton policia.

Bëhet fjalë për shtëpinë e pronarit të fabrikës “Minex” në Ferizaj, Qendrim Imerit.

Sinjal raporton se Qendrim Imeri, ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 85 mijë euro para të gatshme.

Policia është në kërkim të personit, por deri me tani ende nuk është identifikuar. / Insajderi/

Të FUNDIT