Web Analytics

Vdesin dy të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe kombibusit në Klinë

Botuar nga: InfoKosova

Kanë vdekur dy persona, të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident, kur treni i udhëtarëve ka goditur një kombibus, në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi./Telegrafi/

Të FUNDIT