Web Analytics

Ish-banori i BBVA na prezanton me të dashurën e re, qenka shumë e ngjashme me ish-in e tij

Botuar nga: InfoKosova

Para pak javëve në një intervistë, Lorenc Hasrama foli për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.

“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time”, tha ai.

Pra duke konfirmuar kështu lidhjen e tij të re, ndonëse nuk ndau detaje të tjera rreth asaj që ia ka vjedhur zemrën.

Ndonëse emrin nuk e ka zbuluar akoma, së fundmi këngëtari ka ndarë disa foto me partneren duke i treguar edhe portretin.

Nga imazhet dyshja duken të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Lorenci ka qenë në lidhje dashurie me Keisi Medinin, e që duhet thënë se dy vajzat po ngjasojkan shumë me njëra-tjetrën.

Shiko fotot:

 

Të FUNDIT