E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

1 prilli- Produksioni dhe Egla “mashtrojnë” shikuesit

Ditën e diele në shtëpinë e Big Brother Vip Albania mbërrin një zarf i zi.

Mes rreshtave zarfi thotë se “Egla skualifikohet” nga loja e BBVA, shkruan InfoKosova.

Ditën e sotme, pikërisht me 1 prill e që ndryshe njihet si Dita e Gënjeshtrave, produksioni shfaq një video e Egles teksa shihet e izoluar në një dhomë të bardhë larg banoreve.

Por ajo që beri lëshm rrjetin është se ish banorja e BBVA, Ledjona Xheladinaj, dha një deklaratë ku thotë se pas daljes ishte personi i parë që e ka takuar Eglen, madje kjo e fundit ishte shumë e lumtur për daljen e saj.

Sipas ndjekësve të BBVA, mendohet se Egla në bashkëpunim me produksionin ka bërë at video duke menduar se mund të jetë gënjeshtër për nder të 1 prillit, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditën e martë në prime./InfoKosova/

Nga Rubrika