Web Analytics

4-5 vite me sëmundje të rëndë pa e ditur, Getoari rrëfen si e mposhti: Doja të jetoja për vajzën

Botuar nga: InfoKosova

Reperi i dashur për publikun, Getoar Selimi, ka dhënë së fundmi një intervistë me Berat Buzhalën ku ka folur për sëmundjen, nga e cila mund të humbte edhe zërin.

Getoari është shprehur se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.

Ai zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzënie të bashkëshortes së tij, Marinës, ku nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.

Më pas, ai tregoi se momentin e vështirë e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.

“Unë kam menduar se po lind vajza, e duhet të jetoj e të jem mirë për të. Nuk doja as ta jepja veten shumë, se në këto raste më keq i bën të tjerëve se vetes. Mua më ka ndodhur më para me djalin e tezes dhe besomë që e kam pasur të vështirë. Njeriut kur i ndodh vetë i vjen një forcë e papërshkrueshme. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar”, ka treguar reperi i njohur.

Më tej ai tregoi edhe takimin me doktorin dhe momentin e operimit.

“U takova me një doktor në Itali. Më tha puna jote është pak delikate. Nuk mundem ta mbaj private se del. Unë doja me e kry, nuk i mendoja të tjerat. U operova në Padova, shkoi shumë mirë. U ktheva, çdo gjë shkoi me sukses”- tha Getoari.

Të FUNDIT