E enjte, 5 Dhjetor, 2024
3 C
Pristina

“Takimi për herë të parë me nënën biologjike”, Xheneta tregon për momentin më të sikletshëm në jetë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Xheneta ka ndarë me publikun momentin e saj më të sikletshëm në jetë, një ngjarje që ndodhi brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo e konsideron takimin e saj të parë me nënën e saj biologjike si një nga momentet më të rëndësishme, por edhe më të vështira të jetës së saj. Me emocione të kaluara, Xheneta rrëfeu për atë përvojë që do ta mbajë mend përgjithmonë.

“Unë besoj se krejt kemi pas momente të sikletshme si jashtë si brenda. Big Brother më ka dhënë momente të papritura, si atë për të cilin fola për Rezit dhe kur Xuxi ka diskutuar për familjen time,” tha ajo.

Ajo shprehu dyshime dhe frikë për momentet e tjera më të rënda që mund ta prisnin brenda shtëpisë, por momenti më i sikletshëm jashtë ishte takimi me nënën e saj, pas 26 vitesh mungesë.

“Kur e kam takuar për herë të parë nënën time biologjike, nuk ishte ashtu siç e kisha imagjinur. Isha përballë një personi që nuk dija si ta përshkruaja. Ishte një moment plot tension emocional, jo sepse nuk dua ta kem pranë, por sepse kishte një pritshmëri të madhe që më kishte ndjekur gjatë gjithë jetës sime,” shpjegoi Xheneta me një zë të dridhur nga emocionet.

Ajo përshkroi ndjenjat e saj për këtë takim, duke thënë: “E kisha ëndërruar atë moment si në filma. Por, për fat të keq, realiteti ishte shumë ndryshe. Kjo ishte një ngjarje që më ka bërë të kuptoj se ndonjëherë jetët tona mund të marrin kthesa që nuk i presim.”

Shiko videon:

Nga Rubrika