E hënë, 10 Mars, 2025
17.6 C
Pristina

A do ta prezantojë Dea Mishel “Bigun” sezonin e ardhshëm?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ledion Liço ka shkaktuar një tërmet në botën e mediave me njoftimin se nuk do ta prezantojë sezonin e ardhshëm të formatit “Big Brother”.

Tani, ndjekësit janë duke spekuluar se kush do ta marrë këtë rol të rëndësishëm dhe intriguese janë gjithashtu reagimet nga ish-banorët e mëparshëm.

Aajo që ndodhi pas njoftimit të Liços ishte një valë pyetjesh dhe supozimesh në rrjetet sociale, me fansat dhe ndjekësit që e kërkojnë me ngulm emrin e pasuesit të tij.

Ish-banorja e “BBVA”, Dea Mishel, u bë menjëherë një nga emrat më të përmendur si një kandidat potencial për ta zëvendësuar Ledionin. Ajo hapi një pyetësor në Instagram, ku u bëri thirrje ndjekësve të shpreheshin mbi këtë çështje dhe të ndihmonin në manifestimin e dëshirës për të qënë prezantuese e këtij formati.

Ndër pyetjet që ajo mori ishte: “A do e prezantojë bigun vitin tjetër meqe Ledioni s’do ta bëj me?”.

Në përgjigje, Dea shkroi: “Manifestojeni për mua”, duke lënë të hapura mundësitë për një rikthim në ekranin shqiptar.

Për më tepër, lidhjet e Deas me programin e kanë fortifikuar interesin e ndjekësve. Ajo është një emër i njohur nga publiku dhe ka lidhje të forta me formatin, çka e bën atë një kandidate të shkëlqyer për këtë rol. Shumë e shohin atë si një personazh dinamik dhe tërheqës, që mund të sjellë një energji të re në studion e “Big Brother”.

PROMO

Nga Rubrika