E premte, 14 Mars, 2025
15.1 C
Pristina

Livia zbulon detaje për gjendjen e Eglit: Nuk dua të “shes” por..

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka shpërthyer në Instagram duke u përgjigjur disa prej pyetjeve më të zakonshme nga ndjekësit e saj, duke ndarë detaje interesante për jetën e saj dhe lidhjen me Eglin.

Gjatë një seance të hapur pyetjesh në Instagram, Livia u përball me kuriozitetin e fansave për ish-partnerin e saj të “Big Brother”, Eglin.

Ajo pranoi se është ende në kontakt me të, por preferoi të ruajë disa detaje për vete, duke treguar një natyrë rezervuar. Ajo e përmendi Eglin si një person të rëndësishëm në jetën e saj dhe theksoi se çdo gjë që kanë ndërtuar së bashku ishte autentike dhe vazhdon të jetë e tillë.

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri sa ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e saj”, tha Livia, duke lënë dyshimet e fansave për një rikthim të mundshëm në një marrëdhënie të ngushtë.

Pyetjes për jetën e saj private, Livia u tregua e rezervuar, por edhe optimiste. Ajo e siguroi publikun se ndjehej e lumtur, por theksoi se nuk dëshiron të japë shumë detaje mbi jetën e saj personale. “Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, shprehu ajo, duke i lënë hapësirë imagjinatës së ndjekësve të saj.

Një pyetje tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte nëse Livia do të rikthehej në “Big Brother” nëse do t’i jepej një mundësi të re. Përgjigjja e saj ishte plot entuziazëm; ajo shprehu dëshirën për të provuar sërish veten në një ambient të njohur. “Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak. Kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time”, theksoi ajo.

“Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!”, shtoi ajo, duke iu referuar kritikave që ka marrë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme.

PROMO

Nga Rubrika