Ish-reperi Fero është rikthyer në qendër të vëmendjes pas martesës së tij të dytë me Nitën — një vajzë që ai e mbajti larg syrit të publikut deri kur Prive zbuloi ekskluzivisht profilin e saj.
Pas kësaj, çifti nuk ka hezituar të shfaqet shpesh në mediat sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tyre së bashku. Kjo rritje në popullaritet ka bërë që Nita të jetë nën vemendjen e publikut, por përballë kësaj, ajo ka ndjerë nevojën të reagojë ndaj etiketimeve që e identifikojnë si një “modele”.
Nita ka theksuar se modelingu ishte vetëm një kapitull i hershëm i jetës së saj, duke shprehur një ndjenjë keqardhjeje kur sheh akoma këtë përkufizim të saj në rrjetet sociale.
“Nuk e di pse po shoh ‘modele’ në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeçe në London Fashion Week. E nisa si 15 vjeçe dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete,” ka shkruar Nita në një reagim në rrjetet sociale, duke e theksuar se kjo përvojë është pjesë e së kaluarës së saj.
Me kalimin e kohës, prioritetet e Nitës kanë ndryshuar. Ajo tani është e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale, duke studiuar Drejtësi në University College Dublin (UCD). Ky institucion prestigjioz i ofron asaj mundësinë për të eksploruar fushën e ligjit dhe të diplomacisë, duke e përgatitur atë për sfida të reja në të ardhmen.
Nita ka demonstruar përkushtim të jashtëzakonshëm në studimet e saj, duke realizuar praktika në institucione të njohura, si firma ligjore Dillon Eustace dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Këto mundësi i ofrojnë asaj një bazë solide për karrierën e saj diplomatik.
Ajo gjithashtu ndan se frymëzimi për këtë rrugëtim ka ardhur nga nëna e saj, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme diplomatike në Irlandë. “Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj, më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa e bekuar kam qenë që jam dëshmitare e etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë,” ka thënë Nita, duke nënvizuar rregullat e një edukimi të fortë në familje.
Ndërsa Nita ndodhet në semestrin e fundit të studimeve, ajo po i përkushtohet ndërtimit të një karriere në diplomaci. Kjo është një rrugë e zgjedhur me shumë përkushtim dhe pasion, duke shpresuar të ndikojë pozitivisht në shoqëri dhe të përfaqësojë Kosovën me dinjitet dhe profesionalizëm.
Mesa duket, për Nitën e sotme, bota e modës është një kujtim i bukur, por e ardhmja e saj shkëlqen në një drejtim krejtësisht tjetër. Ajo synon të bëhet një influencuese pozitive në fushën e saj, duke inkurajuar të rinjtë që të ndjekin pasionet e tyre dhe të besojnë në vlerat e edukimit dhe punës së palodhur.