E mërkurë, 19 Mars, 2025
0.7 C
Pristina

Surpriza romantike e Princ Lekës për Blerta Celibashin në ditëlindjen e saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Fotografja e njohur Blerta Celibashi ka festuar 27-vjetorin e lindjes, ndërsa Princ Leka e ka befasuar me një dedikim të veçantë:

“Ti je si ditët e mia me diell”, thuhet në një mesazh të shkruar mbi tortën e saj të ditëlindjes.

Çifti ndërkohë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik jo vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për të kaluarën e tyre.

Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka ka zyrtarizuar marrëdhënien e tij me Blertën, dhe të dy tashmë po jetojnë së bashku.

Ky është një moment delikat për Princ Lekën, i cili ndërkohë po kalon një fazë të re në jetën e tij personale.

Pavarësisht goditjeve që ka marrë në marrëdhëniet e tij të kaluara, duket se ai ka gjetur një paqe të re me Blertën. Çifti shpesh ndan momente nga jeta e tyre e përditshme në rrjetet sociale, duke treguar se mes tyre ka një lidhje të fortë dhe të sinqertë.

“Ti je si ditët e mia me diell”, Blerta Celibashi feston

PROMO

Nga Rubrika